auto_kqz1495969885 (1)

Sot është afati i fundit i PD-së të plotësojë listën e kandidatëve për deputet si dhe të dorëzojë formularët e dekriminalizimit.

Mes debateve të shumta Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha dje afat 24 orë për plotësimin e listave.

Gjatë debateve përfaqësues i PS Eridjan Salianji kërkoi miratimin e emrave të opozitës siç janë paraqitur, ku 94 kandidatë ishin sipas kritereve. Pikë kjo e mbështetur edhe nga Denar Biba dhe anëtarët e majtë të KQZ.

Eridjan Salianji: Një parti opozitare që do të bëjë republikën e re e ka thënë do ta bëjë me 94 kandidatë. Unë po them që këtë listë që ka sjellë e ka mirë menduar, se me këtë listë fiton zgjedhjet ta miratojmë

Denar Biba: E kanë sjellë me vetëdije edhe mungesën në listë, pra duke qenë 46 më pak edhe mosrespektimin e femerave në listat e tyre. E kanë sjellë me vetëdije.

Kryetari i KQZ Klemend Zguri kërkoi që vendimet në administrimin e procesit të mos merren me forcën e kartonit, por në frymë të kodit zgjedhor. Ndërsa theksoi se nëse veprohet me këtë forcë ai do të dorëhiqet nga detyra.

Klement Zguri: Nëse vërtet e dëshironi këtë gjë që pasi thoni një sërë parregullsish që listat kanë dhe pasi përfundoni këtë, thoni që ta votojmë, unë nuk jam i gatshëm ta bëj këtë propozim, nuk jam i gatshëm ta votoj këtë propozim dhe nuk jam i gatshëm të rri në këtë tavolinë nëse do të shkojë arsyetimi deri këtu.