soni

Këngëtarja Soni Malaj në prag të festave të fundviti ka vendosur ti shpërblejë fansat e saj me një baladë. Kënga është finalizuar dhe pritet të publikohet edhe me klip. Titulli i këngës është “Tulipani i bardhë”, tekstin e së cilës e ka shkruar prap mikesha e saj Rozana Radi.

Lajmin për publikimin e këngës e ka bërë vetë Soni Malaj në një postim në Instagram.