ekspertet-e-pd
Partia Demokratike sqaroi sot se përse kryeministri Rama mund ta kapë politikisht drejtësinë, nëse emërimet në gjyqësor do të bëhen me 84 vota dhe jo me 2/3. “Janë 8 institucione të cilat Rama mund t’i kontrollojë tërësisht me këtë skemë”, tha Eduard Halimi që shpjegoi arsyet se përse PD u tërhoq nga tyreza e ekspërtëve.

Me 84 vota, sipas draftit të miratuar tashmë nga ekspertët emërohet “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”. Ky komision fut në provim të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët dhe sipas PD, Rama, me kontrollin plolitik të tij mund të kontrollojë edhe gjyqtarët e prokurorët.

Po me 84 vota emërohen të gjithë inspektorët e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm, antarët e Këshillit të Prokurorisë apo 5 anëtarët e Këshilli i Lartë Gjyqësor, njëri prej të cilëve do të jetë kryetari i KLGJ. Për PD, kapja e këtyre 8 institucioneve krijon një oktapod të vërtetë në sistemin e drejtësisë.