Bode
Afera e mbledhjes së borxheve të CEZ vazhdon ende të shkaktojë debate mes opozitës dhe mazhorancës. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ka publikuar sot një letër të Bankës Botërore, letër që siç tha ai qeveria po e fsheh.

“Segmente të mazhorancës dhe persona në hetim, po përpiqen të manipulojnë opinionin lidhur me aferën e CEZ. Po sjell sot faktet dhe dokumente. Kontrata ka qenë e shoqëruar me një garanci nga Banka Botërore, 36 milionë euro. Letra që nuk nxjerrin qeveritarët e akuzuar. Më 14 dhjetor Banka Botërore shkruan: Qeveria shqiptare për shkak të vendimit të ERE rrezikon humbjen e 16 milionë eurove, mbështet gjetjen e një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme”,- tha Bode.

Ish-ministri i Financave përsëriti kërkesën e opozitës për dorëheqje të kryeparlamentarit, Ilir Meta dhe hetim ndërkombëtar të skandalit me mbledhjen e borxheve të CEZ përmes kompanisë DIA të Kastriot Islamajt./