ilace (1)
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Hysni Roçin. Ai ishte drejtori teknik i katër farmacive që u përfshinë në skemën e vjedhjes së fondit të ilaceve me rimbursim. Dy ditë më parë Apeli ndryshoi masën e sigurisë në detyrim paraqitje për drejtorin e fondit të sigurimeve shëndetësore të Tiranës. Abuzimi, sipas prokurorisë, arrin në mbi 500 mijë euro. Opozita thotë se shuma e vjedhur është 1.5 miliardë lekë.