18_03_2014_1343629_1__Pritja_ceremoniale_e_Shefit_te_Shtabit_te_Forcave_te_Armatosura_te_Shqiperise_18_03_2014

Pas përfshirjes së Major Sokol Fekës në trafikun ndërkombëtar të drogës, duket se skandali po thellohet më tej. Të përfshirë në këtë trafik, si bashkëpunëtorë të Fekës, janë edhe dy ushtarakë të tjerë; një Major dhe një Kapiten. Ata janë arrestuar nga Policia Ushtarake. Lajmi konfirmohet përmes një deklarate për shtyp nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shiqipërisë. Ja deklarata e plotë:

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë prej mëse një viti kanë nisur një proces gjithëpërfshirës e të vijueshëm për forcimin e disiplinës dhe rregullit ushtarak brenda strukturave të tyre. Ngjarja e ndodhur me Major Sokol Feka, përbën një shtysë në kryerjen më me cilësi të këtij procesi.

Në këtë kuadër, për thyerje të rëndë të disiplinës, Policia Ushtarake ka bërë ndalimin e dy ushtarakëve, një Major dhe një Kapiten, si të dyshuar për lidhjet e tyre me Majorin e përfshirë në ngjarjen e ndodhur. Për të hedhur dritë të plotë mbi dyshimet e ngritura, Policia Ushtarake po bën kallëzimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

“Për sa më sipër, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA qëndrojnë të vendosur për të vijuar më tej thellimin e masave për forcimin e disiplinës në interes të kryerjes me sukses të misionit të tyre dhe ruajtjes së dinjitetit të figurës së ushtarakut”,- thuhet në deklaratën e Shtabi të Përgjithshëm të FA