largea_meta-ilir1443547830
Pasi Edi Rama e la vetëm në zyrë, Ilir Meta nuk qëndroi duarkryq. Thirri menjëherë në takim Ylli Manjanin. Mbaroi takimin me të dhe thirri Luan Ramën, Petrit Vasilin dhe Edmond Haxhinaston. Komunikoi me zyrën e shtypit që të njoftohen mediat. Në orën 13:00 do të mblidhet kryesia e LSI. Një takim i paparashikuar, ku pritet të ketë edhe një mesazh për publikun. Në mëngjes ishte parashikuar takimi me kryeminstrin Edi Rama, por takimi u anullua në momentin e fundit. Kryeministria nuk ka njoftuar asnjë aktivitet zyrtar që mund të kushtëzonte praninë e kreut të qeverisë në takimin me Metën.