rama-kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbajtjen e një konference për mediat, sot në orën 12:00.

Njoftimin e ka bërë zyra për shtyp e kryeministrit Edi Rama. “Ne 12.00 ne sallen e hartave konference per shtyp e Kryeministrit”- njofton zyra e Ramës, pa dhënë të tjera detaje.

Komunikimi me mediat vjen një ditë pas marrëveshjes së mbetur pezull për tejkalimin e ngërçit politik, mes kreut të qeverisë Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, mbajtur dje për 3 orë në Presidencë, me praninë e presidentit Nishani.