20160504_170412_04051641-5_6TeHZ88

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar vizitën në Malin e Zi dhe është kthyer në Tiranë, duke vazhduar axhendën e takimeve. Që në orën 09:00 të mëngjesit kreu i qeverisë është takuar me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu dhe zyrtarin e DASH, Aleksandër Arvizu, njëherësh ish-ambasador në vendin tonë.

Ndonëse temë e diskutimeve pritet të jetë kriza politike dhe lufta ndaj kanabisit, ka shumë gjasa që biseda mes zyrtarëve amerikanë dhe kryeministrit të fokusohet tek aktualiteti politik, nisur edhe nga deklaratat e fundit të kryeparlamentarit Ilir Meta se s’mund të ketë zgjedhje pa opozitën, dhe kërkesën e tij për një qeveri “besimi”.

Kujtojmë se një ditë më parë, Lu dhe Arvizu zhvilluan takime të ndara me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.