Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe një herë mbështetjen e tij për policinë e shtetit, por nuk ka lënë pa kritikuar as punë e tyre. Gjatë një takim në Ministrinë e Brendshme, ku ka takuar drejtuesit kryesorë të policisë së Shtetit, Rama ka thënë se vendi ynë është me një indeks më të ulët kriminaliteti, si dhe me një indeks pozitiv në sigurinë e qytetarëve.

“40 vrasje sivjet për periudhën janar-shtator, 43 vjet. 54 parvjet. 84 në janar-shtator 2013-ës. Më keq akoma në 2012, 92 vrasje. Pra më shumë sesa dyfishi në krahasim me sot. Por sot ka nisur një kujë e zezë, kanal më kanal, portal më portal, foltore më foltore, banak më banak, që rreket të ushqejë popullin se krimi po bën kërdinë, se po vritet si kurrë më parë, se policia nuk po lufton krimin, por është bërë njësh me të.

Krahasimet janë nga burimet zyrtarë të statistikave në Europë. Bëhet fjalë nga burimet zyrtare që i referohet edhe KE.” Kryeministri ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të mos shpërqendrohen nga shpifjet por të vazhdojnë punën .

Madje në mënyrë të drejtpërdrejtë Kryeministri ka kritikuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për mos kapjen e Balilit. “Unë nuk dua i dashur drejtor, që të na vijë ambasadorja e re amerikane dhe të na kujtojë se Klement Balili nuk është kapur.

Unë e di që po përpiqeni për të kapur Klement Balilin apo për çdo zvarranik tjetër të botës së krimit, por ne nuk kemi më luksin të pritet qoftë edhe një pemë, nuk kemi luksin që Llogaraja të mbushet me inerte. Ju dhe policia e shtetit s’duhet të lini gur pa luajtur që kriminelët të shkojnë përpara drejtësisë, dhe jo të bëni replika.”