Një ditë pasi Partia Demokratike e cilësoi shantazh faktin që sipas saj, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në një takim me truproja të kreut të opozitës, Basha, ka bërë me dije se siguria e tij është në rrezik, vjen reagimi i ministrit.

“Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të Gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme, të takoj truproja të Gardës, të pyes ata për vijimin e punës sime” – u shpreh Lleshaj nga Vlora.

Duke iu referuar letrës së nisur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, Lleshaj ka pranuar se e ka marrë, por nuk e ka lexuar.

“Letra e Gazment Bardhit më ka ardhur, e keni dhe në gazete por ende nuk e kam lexuar, e përsëris nuk kam asnjë informacion që kryetari Basha te jetë kërcënuar” – ka thënë Lleshaj.