banka
Policia ka publikuar pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Durrës një ditë më parë, të marra nga kamerat e sigurisë.
Banka u grabit nga dy persona, ku njëri ishte i maskuar si i moshuar dhe një tjetër mbante në kokë një skafandër motori.
Siç shihen edhe nga pamjet në fillim hyn në bankë personi i cili ishte i maskuar si i moshuar, ku në sup mbante një çantë. Pas tij afrohet një person i dytë.
Grabitësi i maskuar si i moshuar pasi ka hyrë në në ambientet e brendshme të bankës ka kërcënuar me pistoletë rojen e sigurisë deri në momentin kur në ambientet e brendshme shfaqet edhe grabitësi i dytë, që fillon të neotralizojë rojen e sigurisë, kurse grabitësi tjetër shkon për të marrë shumën e parave në arkën e bankës.
Në momentin e grabitjes në banka ka pasur edhe klientë, të cilët sapo kanë parë situatën janë largua, ndërsa punonjëset e bankës janë fshehur poshtë tavolinave të punës.
Grabitësi i qetë ka marrë shumën e parave dhe më pas është larguar sëbashku me shokun e tij.
Në bashkëpunim me njëri tjetrin ata mundën të grabisin 8.765 Dollarë, 7.015 Euro dhe 17.741.320 Lekë të vjetra.