artan-fuga-640x512
Nisur nga fushata e kandidatëve për kryetarë të bashkive, Artan Fuga i është rikthyer debatit për ndarjen e re territoriale. Ai thotë se duke parë që kandidatët flasin vetëm për qytetin dhe nuk e zënë në gojë fshatin, reforma po tregon se qyteti do të jetë sërish shtresa e privilegjuar karshi fshatit, si në kohën e komunizmit. Më poshtë komenti i tij i plotë.
Si ja rihypi perseri qytetari fshatarit.
———————————————–
Tani qe bashkite e qyteteve zoterojne edhe hapesiren rurale, pra qe shtresa e privilegjuar partiako-burokratike ja hypi siper elites ruralo-klanike, ku qytetari perseri ja mori pushtetin fshatarit si ne kohen moniste, shihini kandidatet si flasin vetem per rregullimin e qytetit dhe nuk e zene ne goje fare fshatin dhe problemet e tij.
As i njohin, as duan t’i degjojne…
Keshtu do te shperndahen edhe fondet tani, gjithcka per qendrat e qyteteve, per industrine e ndertimit, pjesa tjeter e territorit le te puthet me Milon…
Kjo nuk do te kete ngjyrime politike.
Sa gjynah…