pakti-detar1-300x185
Rreziku në mardhëniet diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë ka zënë sot një pjesë të madhe të faqeve të para të gazetave në vend. “Kufijtë, tension Tiranë Athinë” ishte titulli i madh i gazetës “Shekulli”. Po me të njëjtën temë hapej edhe gazeta Mapo: “Rikthehet kriza e detit, kufiri në Hagë”. Ndërs “Shqip” shkruante: “Protesta për detin, Greqia rrefuzon vizitën në Tiranë.. E gjithë kjo stuhi mediatike ka ardhur pas lajmit se kreu i ri i diplomacisë greke ka vendosur të mos marrë pjesë në konferencën ndërballkanike të ministrave të Jashtëm në Tirane (SEECP), më 22 Maj. Pikërisht këtij lajmi i referohej edhe gazeta greke “To Vima” e së dielës. Duke bërë një analizë për marrëveshjen e detit, që nënshkroi Tirana me Athinën në vitin 2009,“To Vima” boton shkrimin me titull:“Tirana vë në dyshim zonat për kërkimet e naftës në Jon”.Sipas artikullit specialistë grekë të Ministrisë së Jashtme konsiderojnë kërkesën e palës shqiptare disa ditë më parë, e cila vë në dyshim të drejtën e Greqisë për kërkime dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në një prej zonave të Jonit, një lëvizje që do të sjellë implikime të gjera në marrëdhëniet shqiptaro-greke.
“To Vima” vë në dukje se, shqetësimi i Athinës zyrtare është rritur ndjeshëm pas këtij veprimi, duke rikujtuar anulimin e takimit të ministrit të Jashtëm, Kotzias, me ambasadorin shqiptar disa ditë më parë. Gazeta greke shkruan: “Në këtë pikë është i qartë ndikimi i Ankarasë, e cila investon në marrëdhëniet me Tiranën, siç dëshmohet nga vizita e fundit e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan”.Sipas artikullit, Tirana ka tentuar që të integrojë ratifikimin përfundimtar të marrëveshjes për Zonat Detare në një paketë çështjesh, që do të hidhen në tryezën e bisedimeve me Athinën. Një prej tyre është heqja e ligjit të luftës, që do të mundësojë finalizimin e kufirit tokësor mes dy vendeve, që të jetë integral me kufirin detar.