ve

Mbrëmjen e kaluar mazhoranca nuk arriti t’i miratojë komisionet e Vetingut në parlament. Mungesa e opozitës ka futur në ngërç zbatimin e reformës në drejtësi. Nga sot, afatet ligjore janë shkelur dhe i gjithë procesi është në dyshim. Pas dështimit të pritshëm të shumicës në pushtet, në çadrën e protestës ka pasur një natë festive. Në foto duket që Kreshnik Spahiu ia ka marrë valles. Spahiu ka mbajtur postin e nënkryetarit të Këshillit të Larë të Drejtësisë, para se të krijonte partinë Aleanca Kuqezi.