monza3_1484729413-8092878

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në rajonin e Lombardisë, në Itali. 21-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinë kur ka përfunduar në korsinë e kundërt, pasi ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë. Makina e tij, një Volskwagen Polo u përplas kokë më kokë me një fuoristradë që drejtohej nga një italian.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërsa Italiani 38 –vjeçar nuk ka pësuar lëndime. Madje ka qenë ai që i telefonoi policisë për ta sinjalizuar për përplasjen.

monza6_1484730098-4685431

l-incidente-b-v-photographers-1_1484729795-2400927

l-incidente-b-v-photographers-2_1484729795-3729289

l-incidente-b-v-photographers_1484729795-3828576