nafta tabela
Duket e pabesueshme, por Shqipëria renditet e nënta në gjithë botën për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Kështu, vendi më i varfër në Europë, klasifikohet në dhjetëshen e vendeve me çmimin më të lartë, mes Britanisë së Madhe, Izraelit, Norvegjisë, Danimarkës etj, ku nafta kushton më shtrenjë se tek ne.
Por në të gjitha këto vende, të ardhurat mesatare për frymë as nuk krahasohen me ato të shqiptarëve. Madje këta të fundit, nëse kihet parasysh cilësia e dobët e naftës dhe vjedhja në pikat e karburanteve, me siguri zënë vendin e parë në botë.
Ky klasifikim është bazuar në raportin që tregon çmimin e naftës për 56 vende të botës.