“Në këtë foto është kryeministrja aktuale e Kroacisë dhe ish presidenti kroat Stipe Mesiç që ka qenë edhe presidenti i ish Jugosllavisë. I gjithë grupi bën me duar gjestin e shqiponjës kastriotiane”, – shkruan Ngjela.

Postimi i plotë

Kudo gjen sot shqiponjën e flamurit shqiptar.
Ne këtë foto është kryeministrja aktuale e Kroacisë dhe ish presidenti kroat Stipe Mesiç që ka qenë edhe presidenti i ish Jugosllavisë. I gjithë grupi bën me duar gjestin e shqiponjës kastriotiane.
Dhe kjo do vijojë.
Ne fakt kjo kohë eshte koha e kësaj shqiponje dy – krerëshe. Dhe mos mendoni që heroi ynë kombëtar e kishte nga rasti këto simbol.
Dy shtetet uzurpuese të territorit shqiptar, Greqia dhe Serbia, do jenë edhe më në hall: kanë kohën kundër.
Të mërzitur janë në Shqipëri dhe tregtarët e korruptuar dhe njëherësh edhe shitës të pështirë të interesit shqiptar, që pritën t’i shpëtonin burgut të korrupsionit me qese nyloni mbi kokë. Por dhe ata berishianë që presin destabilizimin e Shqipërisë nga Beogradi, të mlrzitur janë.
Të gjithë janë drejt fundit. Interesi amerikano-shqiptar në Ballkan është interes parkthyshëm, tha dje Donald Trump.
Shqiponja dy krerëshe ka marrë udhën e triumfit të saj.
Pas kësaj fotoje përditë do shihni sërish shqiponjën kastriotiane, ndërkombëtarisht të shfaqur me duar, si sfidën territoriale të mbi tetë milonë shqiptarëve në Gadishullin Ilirik.