TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë   ATSH.Foto: Agim Dobi
Pas një rritjeje të lartë deri në vitin 2008, i gjithë rajoni u dorëzua para krizës financiare dhe ekonomike që pushtoi të gjithë botën. Rritja e shpejtë ia la vendin ngadalësimit të ndjeshëm apo dhe recesionit, ndërsa rajoni u detyrua të përshtatej me një normalitet të ri, përballë ritmeve të ulëta të zgjerimit dhe dilemës mes konsolidimit fiskal dhe shpenzimeve kapitale si një nxitës fiska
Në samitin e ministrave të Financave dhe guvernatorëve të rajonit “E ardhmja financiare e rajonit”, i zhvilluar pak ditë më parë në Becici të Malit të Zi, ministrat e Financave dhe guvernatorët e vendeve të rajonit diskutuan lidhur me masat dhe efektet e konsolidimit fiskal në shtetet e tyre, ndikimin e recesionit/ngadalësimit ekonomik në stabilizimin e financave publike, rrugët e mundshme të reformave fiskale, dilemën mes masave të rrepta dhe nxitësve fiskalë, ekonomisë gri, kredive me probleme, konsolidimit të sistemit bankar, luftës së monedhave etj.
Në samit munguan ministrat e Financave nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia.