ft

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shkruan se Shqipëria, ashtu si Kosova, nuk ka asnjë lloj nostalgjie për periudhën e Tito-s apo të Milosheviçit.

Bushati shkruan se takimi me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj u përqëndrua mbi përgatitjet e mbledhjes së dy qeverive që do mbahet në Vlorë më 24 Prill.

Ai deklaroi se të dy vendet çmojnë bashkëpunimin rajonal, i cili nuk mund të zëvendësojë procesin strategjik të anëtarësimit në strukturat euro-atlantike dhe procesin e integrimit europian.

“Le mos të harrojmë se përpara se të integrojmë tregjet tona do ishte mirë që Bosnja dhe Serbia të njihnin shtetin, kufirin dhe doganën e Kosovës!”- shkruan ministri i Jashtëm.