Turizmi
Shqipëria është e fundit në rajon për konkurrueshmërinë në fushën e turizmit. Raporti për Konkurrueshmërinë, Udhëtime dhe Turizëm për vitin 2015 e rendit edhe pas Serbisë, 11 vende më larg. Në rang botëror Shqipëria gjendet në vendin e 106 mes 141 shteteve.

Në rajon më mirë është Kroacia, në vendin e 33. Mali i Zi mban vendin e 67 në klasifikimin botëror dhe Maqedonia vendin e 82 –të.

Raporti e realizon renditjen sipas vlerësimit të disa faktorëve.

Për klimën e biznesit Shqipëria renditet në vendin e 93 në botë, para Greqisë dhe Kroacisë; për sigurinë në vendin e 70; për konkurrueshmërinë e çmimeve në vendin e 93; për burimet kulturore dhe infrastrukturën Shqipëria është ndër vendet e fundti.