b22

Në mars bëhen tre vjet që Shqipëria është kandidate për në BE, por hapja e negociatave shkon vetëm duke u shtyrë. Një ndër problemet kryesore janë deficitet në shtetin ligjor dhe kapja e instiucioneve nga krimi i organizuar.

Problem është edhe korrupsioni në gjyqësor. Në Shqipëri, gjyqtarët dhe prokurorët janë të detyruar të bëjnë publike të ardhurat e tyre. Komisioni i BE, ka kritikuar se shkeljet e ketij detyrimi nuk janë ndëshkuar. Në dhjetorin e vititi të shkuar u publikuan të ardhuart e 81 gjyqtarëve të apelit, të cilat u pesëfishuan. Njëri syresh, tregoi se e kishte shtuar pasurinë me 1,5 milione euro.

Shqipëria është ndër vendet më të varfëra në Europe. E ardhura mesatare vjetore është 3800 euro. Qe nga 1 Janari, një ligj detyron vleresimin e përgjithshem të gjyqësorit. Afro 800 gjykates e prokurore duhet të verfikohen për profesionalitetin, integritetin, pavarësinë politike e lidhjet me krimin. Për këtë, qellim do te formohet një komision me 27 antare të cilët emërohen nga Kuvendi. Veprimtaria e tye do të mbikqyret nga vezhgues ndërkombëtare. Akti i parë i tyre është perpilimi i një liste të zezë për të penguar që persona të dyshimtë të emërohen në këtë komision. Vezhguesit udhehiqen nga Genoveva Ruiz Calavera një funksionare e Komisionit Europian. Shpallja e kesaj procedure shkaktoi doreheqjen e disa magjistrateve. Konsiderohet se dy të tretat e magjistratevë, gjyqtare e prokurore, nuk do ta  kalojnë klasën.

Asnjë nga vendet ish komuniste nuk ka ndërmarreënjë reforme kaq radikale, ftesa e vëzhguesve të huaj tregon paqufinë e vendit për të çliruar drejtësinë nga prangat e korrupsionit dhe instrumentalizimit politik. Megjithëse vezhguesit ndërkombetare nuk kane fuqi ekzekutive, zor se mund të kundershohen nga instancat shqiptare. Qe vlerësimi të mos përdoret politikisht duhet qe integriteti i të gjithe atyre që perfshihen ne të, të jete mbi çdo dyshim.

Përfaqësia e BE është me rendesi pasi bën ndërmjetësuesen ndërmjet vëzhguesve të huaj dhe zyrtarëve të Tiranës.

Pikërisht ambasadorja e BE kroatja Romana Vllahutin është përballuar me një afere korrupsioni të zbuluar nga mediat shqiptare, në lidhje me vilën pompoze 600 metra katror që u mor nga EAD si rezidence për të. Vila  u ble nga me një cmim prej 1,65 milion euro në rezidencën ekskluzive, Rolling Hills. Cmim, i cili është dyfish më i shtrenjtë se i tregut të asaj zone.

Ingeborg Gresle (CDU) kryetare  e komisionit për mbikqyerjne e buxhetore në Parlamentin Europian po heton blerjen e viles. Ajo shprehet se rasti në fjalë e ka dëmtuar rëndë imazhin e BE –së.

Opozita shqiptare dyshon për ish punonjësen e presidentit socialist, Ivo Josipovic të Kroacisë, se ajo po punon nën rrogozë  me kryeministrin socialist, Edi Rama për të  deformuar reformën në drejtësi në favor të Edi Ramës. Në qershor mbahen zgjedhjet në Shqipëri, opozita e ka braktisur parlamentin me argumentin se zgjedhjet janë në rrezik dhe kërkon një qeveri teknike. Rama në të kundërtën akuzon se opozita kërkon ti shpëtojë reformës në drejtësi e të bllokojë integrimin e vendit në BE (përsa kohe opozita është jashte parlamentit Komisoni i vleresimit nuk mund të formohet).  Konfrontimet janë rritur edhe brenda koalicionit; ministri i drejtësisë Ylli Manjani duhet të jepte dorëheqjen, kur akuzoi haptazi se socialistët janë mbrojtësit e baronëve të drogës.

Krimi i organizuar dhe droga kanë rrënjë të thella në politikën shqiptare. Përfaqësuesi i OSBE-së  Bernd Borchard deklaroi se më shumë se 2 miliard euro nga paratë e drogës mund të përdoren për të manipuluar zgjedhjet. Nga ligji i dekriminilazimit jane prekur afro 30 deputetë e të tjerë, së fundmi edhe deputeti socialist Armando Prenga, por suksese të mëdha në luftë kundër krimit të organziuar nuk ka.

Një urdher arresti nderkombetar për Klement Balilin, i cili cilësohet si Eskobari Ballkanit u injorua nga policia shqiptare derisa ai mundi të fshihej. Nën rrjetën e hetuesve bien vetëm peshqit e vegjël. E cuditshme është që kanabisi nga Shqipëria ka mbytur tregun, ndërsa policia krenare deklaron se ka shkatërruar 99 përqind të territorit të mbjellur me drogë. Vetëm në shkurt policia italiane arriti të kapte shumë tonelata drogë. Prokurori i antimafies italiane Franko Roberti, deklaroi në Tiranë se prodhimi i kanabisit është trefishuar. Ai do të bashkëpunojë ngushtë me kolegët në Tiranë për të gjetur arsyen/ Karl-Peter Schwarz, Frankfurter Allgemeine Zeitung