BB_1
Nëse 1 vit më parë ministrat dhe kreu i qeverisë u mburrën me vendin e 68-të në renditjen e Bankës Botërore, “Doing Business” këtë vit shqipëria ka shkuar në pikiatë. Sipas raportit, Shqipëria renditet në vendin e 97 në klasifikimin, 29 vende më poshtë se një vit më parë kur gjendej në vendin e 68-të.

Në raport, Banka Botërore vlerëson se Shqipëria ka shënuar hapa prapa në fushën e lejeve të ndërtimit që sipas saj e ka bërë më të vështirë marrjen e një lejeje për shkak të pezullimit në dhënien e këtyre lejeve.

Pozitivisht Shqipëria vlerësohet për mbrojtjes së investimeve të pakicave dhe eksportin ndërkufitar ku zbatohet një sistem elektronik inspektimi që ka shkurtuar kohën e procedurave që kryhen në kufi.

Pesë treguesit kryesorë që ndikuan në vlerësimet e raportit të të bërit biznes, janë Lejet e Ndërtimit, Furnizimi me Energji, Zbatimi i Kontratave, Regjistrimi i Pronave dhe Tregtia Ndërkufitare.