stadium-deklarata-642x356
Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër nuk mund të jetë gati për ndeshjen me Serbinë më 8 tetor për shkak të vonesave në ndërtimin e tij. Ndeshja e shumëpërfolur do të luhet në “Elbasan Arena”. Burime të lapsi.al bëjnë të ditur se shkak për vonesat është bërë ndër të tjera edhe një projektim i gabuar i tribunës, zgjatimi i cepave të së cilës pengonte pamjen për tifozët e anësoreve. Në foto shihet që ndërsa në modelin e marrë për bazë cepat e tribunës janë në formë L-je, në ndërtimin e tribunës së Loro Boriçit janë të plota duke penguar kështu pamjen nga pjesët anësore.
Kryeministri Edi Rama premtoi që ky stadium do të ishte gati për ndeshjen me Serbinë, madje ftoi edhe kryeministrin serb Vuçiç ta shihnin bashkë atë në Shkodër, por mesa duket edhe ky premtim sportiv përfundoi si premtimet politike.