meta-rama3

Ashtu siç parashikuan mediat greke, Klemend Balili rezultoi se ishte një njeri shumë i fuqishëm, për t’u arrestuar nga policia shqiptare. Por askush nuk priste, që Eskobari mund të trondiste politikën në nivelet e saj më të larta. Vetë Kryetari i Kuvendit kërkoi nga Presidenti i Republikës të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për Klemend Balilin.

Një ditë më pas, Kryeministri e nis ditën në zyrën e kreut të Kuvendit.

Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan këtë mëngjes, një ditë pasi presidenti Nishani miratoi kërkesën për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja rëndon mbi punën e policisë që prej muajsh nuk arreston dot Klemend Balilin, megjithëse të gjitha gjasat janë se i shumëkërkuari jeton ende në Sarandë. Akuzat për lidhje me Klemend Balilin janë të shumta, por si zakonisht kërkesa e Ilir Metës për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare ka kapur në befasi Edi Ramën.