Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rikualifikimin urban dhe zhvillimin e bllokut nr. 2, Qendra e Qytetit Roskovec”. Subjekti kërkues i këtij objekti është Bashkia Roskovec.

Referuar shpalljes në Fletoren Zyrtare, vlera totale e shpronësimit është 24 milionë e 435 milionë lekë ndërsa personat që shpronësohen janë 27. Në total do të shpronësohen 9 mijë e 250 metra katrorë me një çmim mesatar shpronësimi 494 lekë për metër katrorë.