rama idrizi

Nëse Shpëtim Idrizi do të përfaqësonte realisht komunitetin çam, me siguri që do ua rëndonte paragjykimin që mund të ekzistojë për ta, si njerëz që nuk janë të besës. Këtë e tregon lëvizja më e fundit politike e kreut të PDIU-së, i cili vendosi të dalë në koalicion me Ramën për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Vendimi është marrë pas një takimi që Idrizi pati sot në selinë e PS-së me kreun e socialistëve, Edi Rama. Shpëtim Idrizi e nisi karrierën politike në vitin 1991 me Partinë Demokratike. Më pas kaloi me Fatos Nanon. Këtij të fundit ia drodhi me Edi Ramën. Ramës vetë ia drodhi me Berishën, mjafton të kujtojmë që në zgjedhjet e qershorit 2013, Idrizi e ka marrë mandatin e deputetit nga Partia Demokratike.  Pasi qëndroi gati një vit e gjysmë në opozitë, rikthehet sërish te Rama.

Pra, kapërcimet  e Shpëtim Idrizit sa nga njëri krah në tjetrin, janë një rekodr më  vete. Ndërsa nga ana tjetër, që Rama të kërkojë “shpëtim” te Shpëtim Idrizi, do të thotë se i ka rëndë punët. Në fjalën e tij para gazetarëve, as Rama dhe as Idrizi nuk folën se cfarë i kanë premtuar njëri-tjetrit. Fillimisht PDIU ka kërkuar 5 bashki. A i mori këto prej Ramës? Idrizi u shpreh se “Do të shkëmbejmë opinionet dhe do të vendosim për këto kandidatura me një vemendje të vecantë ndaj opinionit të PDIU në disa qarqe ku edhe influenca politike e kësaj partie është më e qënësishme”.