Capture_3

Arrtur Zhejit i ka sosur durimi. Ai nuk i ka duruar dot më sondazhet e manipuluar apo tendencioze që qarkullojnë vetëm për të dëmtuar LSI-në, dhe prandaj ha hartuar një shkrim konkluzioni i të cilit është: askush nuk bën dot qeverinë e ardhshme pa LSI-në dhe se kjo parti do të përpiqet të kalojë edhe PD-në në zgjedhje. Në faqen e tij “360gradë” ai ka vënë re se: “sa i përket tre zgjedhjeve më të fundit në vend, lokalet 2011 dhe 2015 dhe të përgjithshmet 2013 nuk dyshohet rritja galopante e partisë që drejtohet nga kryeparlamentari Ilir Meta”.

Në këtë shkrim anashkalohet fakti se në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit 2015, LSI ka humbur gjashtë bashki të rëndësishme. Aty përdoret alibia e prodhuar nga administrata e Metës për “pazarin e Roskovecit” dhe jepet arsyeja se gjithçka ndodhi “për shkak të sabotimit brenda koalicionit”.  Aty thuhet gjithashtu: “Lëvizja Socialiste për Integrim është padyshim fituesja më e madhe e zgjedhjeve lokale. Nëse dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë një rënie nga 200-300 mijë vota në zgjedhjet lokale, krahasuar me zgjedhjet e 2013-ës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka një rritje me rreth 75 mijë vota. Në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit 2015, LSI, në rang kombëtar mori 259 mijë vota ose rreth 17% të votave në rang kombëtar.

(Në 2013-ën, 180,470 vota) Në këto zgjedhje LSI u konsolidua në vendin e tretë. Ndërsa në zgjedhjet lokale të 2015-ës, Lëvizja Socialiste për Integrim luftoi me Partinë Demokratike për vendin e dytë në arenën politike shqiptare.

Diferenca mes LSI dhe PD, sa i takon votës politike, në zgjedhjet e 2015-ës është ngushtuar në mënyrë të pabesueshme. Partia Demokratike ka marrë 19,45% të votave, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim rreth 17% të votave” Dhe i gjithë ky bilanc vlen vetëm për të arritur në konkluzionin se LSI i duhet të gjithëve: “Një gjë duket thuajse e sigurtë, asnjë parti nuk mund të marrë qeverisjen e vendit pa patur votat e LSI-së në mbështetje të saj” thuhet në 360grade.