rama-lu_0
Shifrat e shpenzimeve qeveritare, ambasadori amerikan i përmendi gjatë një aktiviteti për qeverisjen vendore. Donald Lu i kërkoi pushtetarëve të dallojnë kontrastin që ekziston mes shpenzimeve të qeveritarëve dhe jetës së qytetarëve shqiptarë.

“Nëse zyra juaj është më e këndshme se dyqani bukës apo zyra e postës në zonën tuaj duhet të mendoni, nëse do të ishte më mirë që paratë të shpenzohen për shkolla, parqe apo shpenzime.”

Një nga tenderat më të diskutuar të qeverisë ka qenë ai i makinave Jaguar. Vetëm për qeranë e 22 makinave, qeveria do të shpenzoje 494,520 Euro në vit. Ambasadori nuk e përmendi direkt këtë skandal, por tërthorazi la të kuptohet se një shpenzim i tillë nuk i kishte pëlqyer. Për këtë mori si shembull refuzimin që Erjon Veliaj i bëri Mercedesit të zi, të Bashkisë së Tiranës.

“E vlerësoj që refuzoi Mercedesin e zi të Bashkisë dhe në vend të tij mori një Toyota të vogël me ngjyrë gri.” tha Donald Lu.