000
Policia federale gjermane ka njoftuar në një deklarate publike se brenda një dite ka arrestuar 70 azilkërkues shqiptarë në një aeroport të vetëm.

Ndalimet u kryen në aeroportin e Frankfurt-Hahn. Kjo është hera e parë që arrestohet një numër kaq i madh azilkërkuesish që hyjnë në mënyrë të paligjshme në Gjermani.

Një grup nga 52 veta u arrestua në një avion që erdhi nga Shkupi, ndërsa një tjetër grup me 17 veta u kap në linjen Selanik-Frankfurt, mësoi Lapsi.al

Një shtetas shqipar u arrestua në linjën që erdhi nga Bari. Sipas policisë gjermane të gjithë ishin shtetas shqiptar që erdhen për të kërkuar azil në Gjermani.

Sipas policisë hyrjet ilegale nuk përbëjnë vetëm një rekord të ri. Për herë të parë është zbuluar edhe një rrjet i organizuar kaq mirë.

Shtetasit shqiptarë që vitizojnë Gjermaninë kanë vetëm e drejtë për turizëm dhe në momentin që ata kërkojn azil kushtet të vizës automatikisht janë shkellur.

Kjo është arsyja përse azilkërkuesit shoqërohen në polici dhe janë të detyruar të regjistohen para se të nisen drejt kampeve të azilit.

Policia në aeroportin e Frankfurtit nuk është mesuar me një fluks aq i lartë azilkërkuesit. Frankfurt-Hahn është aeroporti i trembëdhjetë në Gjermani dhe transporton rreth 2.5 miljonë pasagjer në vit. Numri i lartë erdhi aq papritur, saqë policia ishte e detyruar të kerkojë përforcimët për të përballuar situatën. Sipas Karl Shilling, shefi i policisë në aeroport, u kërkuan përforcime nga kolegët të policisë lokale për të siguar përpunimin e shpejtë të rasteve. “Ndima u keërkua për të mbajtur brenda afatet të kohës administrimin e familjeve me fëmijë”, tha Shilling.