Plot 2285 ha sipërfaqe toke vijon të jetë e përmbytur në bashkinë e Shkodrës, raportoi situatën sot në mëngjes ky institucion.

Në Njësinë Administrative Ana e Malit, nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka. Ndërkohë flitet për 26 familje të bllokuara nga uji në fshatin Shirq të njësisë administrative Dajç, po ashtu janë izoluar dhe 4 shtëpi në fshatin Mushan. Edhe nën-njësinë administrative Bërdicë është rritur sipërfaqja e përmbytur.

Janë 795 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit. Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të precipitojë vetëm negativisht. Nuk mund të kalohet as me makinë ushtrie por vetëm me varka.

1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Në njësinë administrative Bërdicë, është rritur sipërfaqja e përmbytur në rreth 290ha tokë.

Në njësinë administrative Velipojë, në fshatin Luarz vazhdon të dale ujë nga argjinatura dhe vlerësohet se rreziku është shumë i madh. Niveli i ujit është rritur shumë