buna
Një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Buna, mëngjesin e sotëm. Pavarësisht se në anë të rrugës ka pasur barriera mbrojtëse, mjeti ka qenë duke ecur shumë shpejt. Sipas të dhënave të para, drejtuesi i mjetit arriti të dalë nga lumi dhe të shpëtojë. Dyshohet se në makinë ka qenë edhe një person tjetër.