aksident_perplasje_mur_8480
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Shkodër-Koplik. Viktima është një 27-vjeçar, banues në lagjen Rus të Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, viktima ishte duke udhëtuar me një makinë tip “Benz” me targa AA499AG, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e varrezave në lagjen Dobraç të Shkodrës. Viktima me iniciale E.A, është dërguar menjëherë në Spitalin e Shkodrës, por për shkak të palgëve të rënda që ka marrë, ka humbur jetën.
Në vendin e aksidentit, ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të ndodhur.