shkelzen-berisha-1-505x350

Pas konferencës për shtyp të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, djali i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Shkëlzen Berisha ngre pyetjen se përse nuk është arrestuar personi i cili ka rrëfyer në zyrën e Tahirit për vrasjen e një deputeti, në kohën kur sot kryhen arrestime për vjedhësit e energjisë. Ja cfarë shkruan Shkëlzeni:

“Nje “vrases profesionist” shkon dhe rrefehet ne zyren e ministrit te brendshem per vrasjen e nje deputeti,para tij dhe drejtorit te pergjithshem te policise por ministri dhe drejtori e lene te lire te largohet sepse nuk ka pranuar te hedhe firmen ??

Perse nuk e kane arrestuar nderkohe qe personi ka pranuar gojarisht para tyre qe eshte perfshire ne nje vrasje te mbetur ne tentative ??

Policia ka ndaluar dhe arrestuar njerez per faturen e dritave por ministri dhe drejtori i policise paskan organizuar “rendezvous” ne driten e qiririt,jo nje, por disa here me nje vrases te kontraktuar pa e ndaluar kurre ate ! Me cfare baze ligjore e kane lene te lire dje dhe e kane arrestuar sot ?”,- shkruan Shkelzen Berisha.