shkelqim-cani-1-e1454002164690
Shkëqim Cani ka qenë ministri i vetëm i sulmuar nga gazeta “Shekulli” e deputetit socialist, Koço Kokëdhima. E përditshmja e “superdeputetit” të jugut e kishte kërkuar shkarkimin e Canit që prej shkurtit të vitit të shkuar.

Sipas një shkrimi që zuri titullin kryesor të gazetës së 3 shkurtit 2015, Cani ka qenë ministri më i kritikuar nga Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kritikat i janë adresuar për punë të dobët, për ndarje jo të rejtë të fondeve për njësitë vendore apo edhe për faktin se ai e mbante ende privilegjin e mandatit të deputetit.

Në shkrimin e atëhershëm “Shekulli” e distanconte ministrin Cani nga ato që ajo i konsideronte si suksese në disa drejtori në vartësi të tij, si tatimet e doganat, të vlerësuara publikisht edhe nga kryeministri Edi Rama. Në fakt, gjatë vitit 2015 këto dy drejtori shkaktuan edhe gropën më të madhe në buxhet, çka shihet si arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Canit.