Njeriu më i pasur i Francës, Bernard Arnault ka premtuar 200 milion euro për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris, duke dyfishuar donacionin e burrit të aktores të famshme, Salma Hayek.

Bashkëshorti i Hayek, François-Henry Pinault, drejtori ekzekutiv i Kering Group që zotëron gjithashtu markat e famshme Gucci dhe Yves Saint Laurent ishte i pari që premtoi 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales.

Bernard Arnault, kreu i grupit të mallrave luksoze LVMH, menjëherë u bë dhuruesi më i madh pas një apeli të lancuar nga presidenti Emmanuel Macron. Multi-miliarderi Bernard Arnault, drejtori ekzekutiv i grupit të sendeve të luksit Mowt Hennessy Louis Vuitton SE, i njohur ndryshe edhe si LVMH, është momentalisht donatori me shumën më të madhe pas apelit të presidentit Emmanuel Macron.

Fill pas deklaratës së François-Henri Pinault, kreu i LVMH u shpreh se donacioni i tyre do të jetë dyfishi. “Ndërkohë, Grupi i LVMH vë në dispozicion të shtetit dhe autoriteteve përkatëse të gjitha ekipet e tij, krijuese, arkitektonike, financiare, për të ndihmuar punën e gjatë të rindërtimit nga njëra anë dhe për mbledhjen e fondeve nga ana tjetër. Fondacioni Heritage i Francës ka nisur një “koleksion kombëtar” në faqen e saj të internetit.