vrasja-ne-selite1
Një 39 vjeçar u gjend i vrarë pranë makinës së tij, në Shijak, mëngjesin e sotëm. Trupi i Arben Hasës u gjet i pajetë nga banorë të zonës që kalonin rastësisht pranë makinës, një BMW me targa AA938DR. Dyshohet se Arben Hasa është vrarë brenda në makinë dhe më pas është lënë në rrugë. Pasi është njoftuar policia, brenda në mjet u gjetën dy plumba, disa gëzhoja dhe njolla gjaku të shpërndara në makinë. Viktima punonte shitës në një dyqan me lëndë drusore dhe nuk dihen arsyet e vrasjes. Burime nga policia thanë se është identifikuar një i dyshuar për vrasjen, që mendohet se ka qenë shok i ngushtë me viktimën.