Autoritetet në Kosovë raportuan se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 385 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga të cilat kanë rezultuar pozitive 129 raste. Numrin më të madh të rasteve e ka Prishtina.

Autoritetet raportuan se javën e fundit ka pasur raste pozitive në institucione si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjenci, kompani tregtare dhe biznese private.