policia-tirane_1_1_3
Policia e Lezhës ka arrestuar një 26-vjeçar, i cili shfrytëzonte për prostitucion një vajzë 21 vjeçe.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Lezhë kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetasit në kerkim: Agustin Toli, 26 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas u arrestua, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Vladimir Mirashi, i ndaluar nga policia me datë 18.11.2015 dhe shtetasin Kristian Marku, i cili është i shpallur në kërkim më datë 18 nëntor 2015, në muajt tetor-nëntor të vitit 2015, kanë shfrytëzuar në Lezhë për prostitucion shtetasen E. T., 21 vjeçe, banuese në Lezhë.

Pasi Kristian Marku e ka shfrytëzuar për prostitucion në Lezhë, shtetasen E. T., 21 vjeçe më pas e ka dërguar në Tiranë, ku shtetasit Vladimir Mirashi dhe Agustin Toli e kanë detyruar të përdorte drogë dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Ky shtetas u kap në Tiranë nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 në Tiranë. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “ Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” , ‘Nxitja për përdorim të drogës” në bashkëpunim.