Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka heshtur deri tani për akuzën e opozitës se ka falsifikura Kodin e Procedurës Penale gjatë ndryshimeve në reformën në drejtësi për të shpëtuar nga ekstradimi vëllain e tij të dënuar për trafik droge në Itali. prej së enjtes kur kjo akuzë u bë fillimisht nga Basha në sallën e Kuvendit dhe më pas në mënyrë të përsëritur nga selia e PD-së, nuk ka pasur asnjë reagim nga ministri.

Pasditen e së premtes gazetarëve iu shpërnda një njoftim për takimin që Xhafaj kishte zhvilluar në zyrën e tij me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane, në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth. Sigurisht që aty nuk ka asnjë fjalë për akuzat e opozitës, por flitet për “reformat e mëdha që ka ndërmarrë Shqipëria për hapjen e negociatave. Gjithsesi ka një fjali që tërheq vëmendjen”.

“Z.Xhafaj e njohu ministrin gjerman me disa nga detajet e reformës në drejtësi dhe rëndësinë për proceset integruese, duke veçuar faktin se ajo tashmë është një model edhe për vendet e rajonit” – thuhet në njoftim. Është pikërisht puna e Xhafajt për reformën në drejtësi që është vënë në dyshim nga opozita.