Meta-Lushnje-2 (1)

Në kulmin e përplasjes mes grave të LSI dhe atyre të PS, Ilir Meta u shfaq në një takim me Lëvizjen e Gruas për Integrim. Nga Lushnja, Meta i ka nxitur gratë e LSI të jenë aktive në politikë dhe ka folur për fuqizimin e tyre, pasi kjo do të thotë fuqizim i familjes.

“Fuqizimi juaj është fuqizim i familjes, është investim i drejtpërdrejtë. Një nënë çdo të ardhur më shumë që fiton do ta investojë për shkollën e fëmijës, për mirëqenien e familjes. Forcimi dhe fuqizimi i gruas dhe i nënës është fuqizim i familjes dhe kjo është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë të tronditur gjatë këtyre 26 viteve nga trauma të mëdha sociale, që përjeton vazhdimisht, për një pjesë të mirë të të cilave shkaktare është politika konfliktuale, që nuk merret me zgjidhjen e këtyre çështjeve sociale. Politika ka për detyrë t’ i zgjidhë problemet, t’i pakësojë ato dhe jo t’i shtojë dhe t’i rëndojë”, – tha z. Meta.

Sulmi i grave të LSI këtë fundjavë ka qenë Lindita Nikolla, për reformën në arsim. Kritikat e para nga LSI erdhën nga Monika Kryemadhi dhe u pasuan nga Kejdi Mehmetaj. Përgjigjes së Lindita Nikollës iu bashkua edhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti.