Teksa në emisionin ‘Studio e Hapur’ po diskutohet rreth turit të llogaridhënies publike mbajtur nga qeveria, deputeti demokrat, Dashamir Shehi u ndal te portali “shqipëriaqëduam” , të cilin e cilësoi si një tallje dhe të paligjshme.
Lidhur me këtë deklaratë, Shehi u përball me kundërshtimin e deputetes socialiste, Elisa Spiropali, e cila tha se sa më shumë e shajnë kryeministrin Rama, sipas saj aq më shumë e ka rritur ky i fundit votat dhe popullaritetin e tij në këto 20 vite.

SHERRI

Shehi: “U thotë njerëzve bëni mesazh te portali dhe merrni përgjigje për 10 ditë. Cili është ky portal që zëvendëson institucionet e shtetit. Pse duhet t’i drejtohet qytetari portalit? Kjo është tallje dhe është e paligjshme? Është kundër kushtetutës, është antiligjore, çfarë është ky shtet, çfarë janë këto ligje. Hallin nuk do na e zgjidhi i madhi, as portali që ka hapur i madhi. Ky e ka çuar në ekzagjerim të tepërt, është teatër i tepërt për një kryeministër. Ne gjykojmë që është një propagandë banale, bën bla bla bla nga mëngjesi në darkë. Na kujton kohë të vjetra, kohën e Mao Ce Dun-it, ai drejtonte 1 miliard njerëz, i shkon të bëjë gjëra të tilla. Ky nuk i thotë më fletërrufe, por i thotë portal. Cirku i budallallëkut është.”

Spiropali: “Sa më shumë e shajnë Ramën, stilin e tij në 20 vjet unë këtë kam dëgjuar qëkur mbaj mend nga politika. Edi Rama ka këtë stilin e ekzagjeruar, shih ca vesh, por në 20 vjet Edi Rama rrit votat dhe popullaritetin”

Shehi: “Po edhe Enver Hoxha”

Spiropali: “Ai i kishte me dhunë. Ky kryeministër nuk rrahu një herë me një protestë. Bëhuni seriozë se nxorët sot te Komisioni i Medias, kryeredaktorin e RD dhe thonit ja simboli i gazetarisë. Ju i dini budallenj njerëzit.”

Shehi: “Fole ti, fola unë.”

Spiropali: “Të gjithë njerëzit bashkë nuk gabojnë.”

Shehi: “Moj zonjushë, fole ti të dëgjova unë. Pusho tani se e ke zakon. Me radhë të lutem.”

Spiropali: “Më dha fjalën zonja Vasili”

Shehi: “Shumë mirë Eni, ja dhe fjalën, mos ja jep më. Kjo thotë ai është Skënderbeu. Ne gjykojmë që kjo është hipokrite dhe tallje me qytetarët.”