Rama-Korce

Gjatë turit të tij në Qarkun e Korçës, Edi Rama vizitoi qendrën e Bashkisë Devoll, e cila ka nisur transformimin në sajë të projektit të rikualifikimit urban.

Aty e priti kryebashkiaku i djathtë, Bledion Nallbati, i cili falenderoi Ramën për çeljen e projektit dhe uroi që të kishte edhe bashkëpunime të tjera.

“Pedonalja në qendër të qytetit shkon 500 metra linearë. Punët e mira nuk ka nevojë për komente. Unë ju kam falënderuar që në çeljen e projektit. Uroj që të kemi të tjera bashkëpunime. Populli i Devollit ka nevojë për më shumë mbështetje”, – tha Bledion Nallbati, kryetari i Bashkisë së Devollit.

Rama u përgjigj duke thënë se kjo është një pasqyrë e mirë me PD-në.

“Patjetër, kjo është një pasqyrë e mirë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Do të vazhdojmë me sheshin dhe me pjesën tjetër, pastaj shohim për t’u futur më thellë se çfarë problemesh ka”, – tha kryeministri Edi Rama.