Nuk ka rrugë tjetër për t’u përballur me regjmin e Edi Ramës veçse duke përdorur armët më radikale. Ky është mendimi i publicistit Fatos Lubonja, i cili është pyetur sot për mënyrën se si mund të shpëtohet ndërtesa e Teatrit Kombëtar. Duke folur në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Nevs 24 ai tha se veprimet radikale si varianti “Kukësi” janë e vetmja zgjidhje kundrejt vendimeve të Ramës.

Edhe pas protestët që kuksianët zhvilluan gjatë muajti prill duke thyer traun e koncesionarit dhe kabinat e mbledhjes së parave në rrugën e Kombit Lubonja pati shkruar: “…ngjarja e Kukësit si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.”… Përgjigja e kuksianëve, si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit, është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë. Ajo është edhe shpresëdhënëse sepse kurajoja e tyre na tregoi se, përveç ikjes, nënshtrimit dhe shitjes së votës për pesë lekë ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoide të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për çdo qeveritar dhe biznesmen që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje”.

Një logjikë simetrike ka përdorur ai edhe për të treguar rrugën se si mund të shmanget mega vjedhja shembjes së teatrit dhe ngritjes së 6 kullave të kompanisë Fusha në vend të tij

“Hipoteza më optimiste do të ishte që Ruçi – që shprehu stot një farë tërheqjeje-, ka kuptuar që Rilindasit kanë shkuar shumë larg në paturpësinë për të shkelur ligjet, që dëmton kështu të gjithë mazhorancën dhe kërkon me aq sa ka në fuqi, të frenojë” komentoi ai duke qenë gjithmonë dyshues se kjo tërheqje sipërfaqësore e shumicës mund të jetë thjeshtë një lojë: “nga ana tjetër në këtë lëvizje mund të shohim demagogjinë e zakonshme kur qeveria bën thirrje për dialog, duke i thënë opozitës se je e mirëpritur. Qëndrojnë dy versione. I dyti është më i besueshëm se i pari” tha Lubonja, i cili i qëndron idesë së vet se me Ramën ka mbaruar punë fjalë dhe ka hyrë në veprim palla.