lu_0

Pas deklaratë së fortë pak orë pas përjashtimit të Tom Doshit nga PS, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmarrin një tjetër akt të fortë kundër deputetëve të inkriminuar të Kuvendit të Shqipërisë. SHBA ka anulluar sot një takim të grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri – SHBA. Zyrtarisht nuk ka të dhëna mbi motivet e anullimit të këtij takimi. Por lapsi.al mësoi se SHBA ka shprehur shqetësim se në përbërje të këtij grupi ka elementë të inkriminuar. Mes 39 anëtarëve është figuron edhe emri i Tom Doshit. Por disa burime të besueshme thanë për lapsi.al se SHBA kanë shprehur hapur kundështi edhe për dy deputetë të tjerë që bëjnë pjesë në këtë listë. Shqetësimin ambasada amerikane mësohet se ia ka shprehur që në janar Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Në një shkresë zyrtare, Ambasada i ka kërkuar kryeparlamentarit që të heqë emrat e 3 deptuetëve më të dhëna kriminale nga grupi i Miqësisë Shqipëri – SHBA. Lapsi.al mësoi se Meta është përgjigjur duke u justifikuar me faktin se deputetët anëtarët të këtij grupi nuk i ka zgjedhur ai, por grupet parlamentare përkatëse. Nisur nga fakti se Meta nuk ka marrë ndonjë hap lidhur me këtë shqetësim, SHBA vendosi anullimin e takimit. Mësohet gjithashtu se edhe opozita ishte shprehur se nuk do të merrte pjesë në një takim të tillë, pas zhvillimeve të fundit me çështjen Doshi.