breitling replica watches
replica watches
swiss rolex replica
rolex replica watches
breitling replica watches
rolex replica
siwss rolex replica
rolex replica watches
Manchester United football shirts
England football shirts
Arsenal football shirts
Chelsea football shirts
Real Madrid football shirts
Northern Ireland football shirts
Borussia Dortmund football shirts
AC Milan football shirts
Inter Milan football shirts
Brazil football shirts
Manchester City football shirts
Manchester United football shirts
England football shirts
Real Madrid football shirts
Northern Ireland football shirts
Borussia Dortmund football shirts
AC Milan football shirts
Inter Milan football shirts
Brazil football shirts
Manchester City football shirts
Arsenal football shirts
Chelsea football shirts
A.S. Roma football shirts
Celtic football shirts
National Team football shirts
Everton football shirts
Los Angeles Galaxy football shirts
Galatasaray football shirts
Premier League football shirts
Ligue 1 football shirts
La Liga football shirts
Paris Saint Germain football shirts

serve_pellumbi_edi_rama_10624
Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, shprehet se ndryshimet në qeveri janë të mirëpritura nga publiku, ndërsa duhet bërë dhe një vlerësim i koalicionit qeverisës.

Në një intervistë për “Panorama” zoti Pëllumb mendon se koalicioni PS-LSI i ngjan më shumë një “marrëveshjeje xhentëlmenësh” sesa një koalicioni të ngritur mbi parime, ide, programe e përgjegjësish të përbashkëta.

Ai thotë se nuk duhen mbyllur sytë ndaj disa zhvillimeve të muajve të fundit brenda koalicionit PS-LSI. “Kam mendimin se “krisjet” janë thelluar pas zgjedhjeve vendore, e sidomos këto ditët e “kiametit” pas “çështjes politike-CEZ”. Për asnjërën prej këtyre dy momenteve LSI-së nuk i shkon as roli i viktimës në raport me aleatin më të madh, PS-në, as deklarimet e tipit “edhe të vetëm trim në lufte” dhe as ndarjet “në të malit dhe të moçaleve”! Është e papranueshme të thuhet se LSI-ja u sulmuaka nga më “të mëdhenjtë” se u verbuaka sytë rritja e saj! Ndërkaq ka vend për të dialoguar brenda koalicionit, për të mos lejuar thellimin e kundërshtive, për të parë edhe disa aspekte e parime mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë koalicionet elektorale dhe qeverisëse”, thotë Pëllumbi.

Ai shpreh mendimin se koalicioni PS-LSI më tepër i përngjet një “marrëveshjeje xhentëlmenësh” sesa një koalicioni të ngritur mbi parime, ide, programe e përgjegjësish të përbashkëta. “Aq më pak i përngjet ai një koalicioni vlerash, duke filluar nga baza e secilës prej tyre, për pasojë ndarjet “Ne” të mirë, “Ata” të këqij, veprojnë deri dhe brenda koalicioneve, sepse punohet pak ose aspak për kohezionin e tyre të brendshëm dhe ruajtjen e ekuilibrave politike që ekzistojnë në elektorat e në popull. Jo pak ndikim negativ mund të ketë sidomos mënyra piramidale e ndarjes së “copave të pushtetit” që trajtohen si “copa partie-biznesi” për të vendosur “njerëzit e vet”, duke filluar nga titullari kryesor i ministrisë, te drejtorët dhe deri te më i thjeshti, bie fjala, deri te polici i burgjeve në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë, apo të kontraktorëve e nënkontraktorëve, kur është fjala për Ministrinë e Ekonomisë apo ministri të tjera”, thotë ai.

Pëllumbi thekson më tej se ne kete menyre krijohet një pushtet i mbyllur piramidal, në të cilin të gjithë pa përjashtim duhet “të ndihmojnë” e të mbrojnë “copën e pushtetit Parti”. Ky realisht është një defekt i madh i sistemit politik shumë partiak që kemi sot, sidomos i qeverive të koalicioneve, që pjell klientelizëm dhe korrupsion të fshehur pas votës së elektoratit. Diskutimi i thelluar rreth çështjeve të tilla, mendoj se do të mund të parandalonte, të paktën, mosthellimin e “krisjeve”, thote ai.

Pyetur nese janë të nevojshme ndryshimet në qeveri, Pëllumbi thotë: “Gjithsesi, kemi të bëjmë me një çështje transparence. Nëse qenka bërë ndonjë vlerësim i detajuar i punës së ministrave nga Kryeministri Rama, ai duhet bërë publik, sepse ndryshimet qeveritare nuk janë qëllim në vetvete, por as nuk duhet mbyllur çdo mundësi e tillë, sidomos kur opinioni publik ende vazhdon të jetë i prirë për nga vlerësimi në sens pozitiv të ndryshimeve përmirësuese të qeverisjes dhe të koalicionit për Shqipërinë evropiane”.