4812320_3_aff9_operation-policiere-en-cours-a-saint-denis_78beb62f349585abcdb409bf5e63a6ed
Një shkëmbim zjarri pati rreth orës 4:30 në Saint Denis, në veri të Parisit gjatë një aksioni kundër terrorizmit të policisë franceze. Dy persona janë vrarë dhe nuk dihet ende nëse dhe i treti ka pasur këtë fat. Ata ishin strehuar në një apartament dhe e kanë pritur me armë operacionin e policisë. Besohet se ata kanë lidhje me sulmet e të premtes së 13 nëntorit dhe se njeri prej tyre eshtë truri i goditjes. Një burim nga zjarrfikëset i tha AFP-së se ata u thirrën për të mbështetur policinë gjatë ndërhyrjes në banesën ku gjenden personat e armatosur. Sipas këtij burimi të shtënat nisën sërish në orën 5:00. Policia po përdor edhe helikopterë për të mbikqyrur zonën. Vijon…