Shatërvani tek rrethrrotullimi i “Zogut të zi” në kryeqytet, nuk do të jetë më. Prej pasdites së të enjtes ka nisur prishja e shatërvanit, dhe sot dy fadroma po punojnë për përgatitjen e terrenit për projektin e ri.

Mësohet se bashkia e Tiranës parashikon realizmin e një projekti që synon rikualifikimin e zonës.

Në vendin ku ndodhej shatërvani, projekti i ri parashikon të ndërtojnë një minilulishte, ku do të vendosen stola dhe një shatërvan më i vogël.

Pjesë e projektit parashikohet të jetë edhe një instalacion i veçantë, por ende nuk është përcaktuar konkretisht.

Nuk dihet sa do të kushtojë ky projekt tek Zogi i Zi, i cili, po ashtu si sheshi skëndërbej, ka pësuar disa ndërhyrje nga kryebashkiakët Rama, Basha dhe Veliaj, duke u faturuar qytetarëve të Tiranës miliona euro të shkuara dëm.