tifozat-kuq-e-zi--_216418

Ajo që pritej ndodhi, Federata Serbe e Futbollit konfirmoi se autoritetet nuk garantojnë dot sigurinë e tifozëve shqiptarë në stadiumin Beogradit duke i mbyllur në këtë mënyrë dyert të gjithë kuqezinjve që kishin planifikuar ta ndiqnin nga afër këtë sfidë të nxehtë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dje në një intervistë për portalin zyrtar të FSHF-s kërkoi që tifozët shqiptar të ishin prezent për të ndjekur kombëtaren e tyre, duke shtuar edhe se tifozët serb do të ishin të mirëpritur në Elbasan, madje mësohet se këto fjalë kanë qënë edhe në kërkesën që institucioni i futbollit në vend i ka dërguar disa ditë më parë federatës serbe, për të marrë më pas këtë përgjigje negative, duke ja atribuuar përgjegjësinë autoriteteve.

Një konfirmim të mëtejshëm e dha edhe drejtuesi kryesor i futbollit në Serbi, presidenti i Federatës Mirko Milivoj i cili në një prononcim për websitin Novotsi.rs theksoi se megjithëse po merren masa ekstreme për organizmin kësaj ndeshjeje kjo për shkak të situatës politike të tensionuar që dy vendet kanë patur ndër vite, është praktikisht e pamundur të sigurohet pjesëmarrje e tifozëve shqiptar.

Kujtojmë që një javë më parë mediat serbe i patën bërë thirrje autoriteteve mos ti lejonin fansat kuqezi të ishin prezent në ‘Partizan Stadium’ të Beogradit, për shkak të dhunës që sipas shtypit serb tifozët shqiptar përçojnë, dhe me sa duket autoritet i kanë dëgjuar këshillat në thonjza të mediave të tyre.