Lu-OK-640x464

Senati amerikan ka konfirmuar Donald Lu si ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ambasadori Lu është votuar nga senati amerikan, ndërsa kandidatura e tij ka qenë e bllokuar prej korrikut të vitit 2013 për shkak të politikave të brendshme të SHBA.

Donald Lu u propozua si ambasador i Shqipërisë nga Presidenti Barack Obama më 25 korrik, dhe pason ambasadorin aktual Aleksandër Arvizu, i cili ka shërbyer në vendin tonë që më 10 nëntor të vitit 2010.

I lindur në vitin 1966 në Huntington Beach, Kaliforni, Donald Lu ka marë gradat Bachelor dhe Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Princeton në 1988 dhe 1991.

Lu ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone gjatë viteve 1988-1990, ku ndihmoi për të rivendosur puse të ujit dhe kontribuoi në edukim shëndetësor atje.

Lu nisi karrierën diplomatike në vitin 1990, ku ka punuar në konsullatën në Pakistan; si zyrtar konsullor në ambasadën e Tbilisit në Gjeorgji dhe si asistent i veçantë i ambasadorit Frank Wisner.

Ai ka punuar gjithashtu si zyrtar ne ambasadën e Nju Delhit në Indi. Nga 2003 në 2006, Lu ka punuar në ambasadën e Bishkekut në Kirgistan dhe pastaj në Baku të Azerbajxhanit.

Lu është i martuar dhe ka dy fëmijë. Lu flet KRIO, Urdu, Hindi, rusisht, gjuhën gjeorgjiane dhe atë të Azerbajxhanit.